E infektuara me Covid-19 në gjendje të rëndë ekonomike, kërkon para që të blejë barnat për trajtim të virusit

Mimoza Havolli, e infektuar me koronavirus, thotë se nuk arrin t’i përballojë financiarisht barnat për trajtimin e virusit, si dhe t’i bëjë analizat e nevojshme për të.

E njëjta ka deklaruar se është në mungesë të gjakut, teksa ka cekur edhe llojin e analizave që kërkohet për Covid-19. Po ashtu, ajo ka kërkuar ndihmë financiare edhe për blerjen e barnave për trajtimin e virusit.

“Kam nevoj mem nimu per keto barna. E kam kovidin19 nkoh tluftes kum hjek pa gjak tash mungon prap gjak skam plus vitmind3 mungon i kam analizat krejt veq t’koronavirusit. S’po kam pare mibo analizat sendimentin hemogramin crp, dimer,rtg,pulmo deri tmarten nuk i qoj jom tu eni veten shum liksht ju kisha lut mem nimu sdo pak pare memi gjet per kto barna tovidit edhe analizat”, ka thënë ajo.

Ajo ka përmendur shurupin “Ferretin”, së cilës i nevojitet si pasojë e mungesës së gjakut.

Të gjithë personat e interesuar që t’i ofrojnë ndihmë financiare personit në fjalë, të kontaktojnë në numrin vijues: 045804369.