Labi i përgjigjet thirrjes së një nëne që kërkon ndihmë për foshnjën e saj

Këngëtari dhe ish-deputeti, Labinot Tahiri, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebooki ka njoftuar se i është përgjigjur me ndihmë një nëne që kërkoi ndihmë për foshnjën e saj.

 Nëna e foshnjës fillimisht kishte publikuar në rrjete socialen këmbët e foshnjës së saj, ku kërkonte mundësinë që të kontaktojë me Labinot Tahrin për t’i kërkuar ndihmë.

Tahiri i është përgjigjur nënës së foshnjës në nevojë, duke thënë se është angazhuar lidhur me këtë cështje, pasi ka kontaktuar me prindërit e foshnjës.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Tahirit:

Nëna dhe vajza , të cilat më keni derguar këtë rast me shqetsim për ta ndihmuar, ne u angazhuam me qëllim që të ua qetsojmë zemrat e juaja dhe të familjes se këtij engjulli!

Dua te ju tregojë, se ne jemi tuj u marrë me këtë rast, dhe kemi folur me prindin e kêtij djaloshi!

I kemi kryer punë, dhe cfar do shqetsimi që ka ështê në dorën e Zotit dhe dorên e shqiptarëve se bashku me ne.

Misioni im është qê kurrë mos t’a shfrytzojmë dikend si viktimê në kuptimin demek ka nevoj për ndihmë dhe ja ku jemi, ne e kemi obligim t’ia hapim rruget njeri tjetrit ne te gjitha aspektet jetsore.

Me respekt dhe pêrkushtim shpirtrorë e dashamirës për të gjithë ju!

LABI KOSOVË E SHQIPËRISË