Numërohen më shumë se 30 mijë vota nga diaspora, VV “thyen rekord”

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka treguar se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve deri në ora 09:00, janë numëruar 33 mijë e 488 vota të ardhur nga posta.

Zëdhëndësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë për Ballkani.info., se numërimi është duke shkuar mirë dhe numërimi i votave të diasporës është duke shkuar kah fundi.

“Procesi i numërimit të fletëvotimeve nga jashtë vendit është duke shkuar mirë dhe drejt fundit. Deri në ora 09:00 e mëngjesit të sotëm janë numëruar 33488 vota”, ka treguar Elezi.

Në bazë të këtyre numërimeve, Lëvizja Vetëvendosje është duke prirë me 26 mijë e 79 vota, vendin e dytë për nga numërimi i votave të diasporës zë LDK-ja me 2 mijë e 829, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 2 mijë e 486, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 944 vota dhe Nisma 234./Ballkani.info./