Bislimi: Nëse është interes i shtetit, LDK mund ta votojë edhe Vjosa Osmanin për presidente

Kandidati për deputet nga LDK-ja, Faton Bislimi ka thënë se LDK-ja nuk i ka borxh Vetëvendosjes e as Vjosa Osmanit për ta zgjedhur presidente këtë të fundit.

Bislimi në “Debat Plus” ka thënë se secili deputet i LDK-së do ta respektojë marrëveshjen për presidentin.

“Nëse ka ndonjë marrëveshje për zgjedhjen e Vjosa Osmanit për presidente apo kujtdo qoftë, secili deputet i LDK-së besoj se do ta respektojë atë marrëveshje”, tha ai.

“Nëse ne vihemi në një pozitë kur mos zgjedhja e presidentit të republikë e qon vendin në një fushë të panjohur dhe dëmtohet interesi i shtetit, LDK ka ditur të bëhet pjesë e votimeve ku nuk kanë qenë në interes të saj. Mos të harrojmë se me 7 prill skadon mandati i presidentes dhe vendi hynë në një amulli ku askush nuk di të në jep drejtim”

“Do të shohim në fund të ditës. Ne nuk e dimë nëse zonja Osmani do të jetë kandidate për presidente. Derisa ajo nuk i ka 30 nënshkrime, mbetet vetëm dëshirë e jo kandidaturë, tha ndër të tjera Faton Bislimi.