Veliaj: Emër tirons për djalin!

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mirëpriti sot maratonën në fazën e fundit të saj.

Teksa përshëndeti pjesëmarrësit nga e gjithë bota, Veliaj sqaroi arsyen se pse këtë vit nuk do të marrë pjesë në garë.

“Shumë më kanë pyetur nëse do të marr pjesë në maratonë. Edhe unë do të marr pjesë, vetëm se do të vrapoj për në maternitet meqë u bëra me djalë. Herën tjetër do kthehem dyfish në garë”, deklaroi Veliaj.

I pyetur se cili është emri i përzgjedhur për vogëlushin e sapolindur, Veliaj tha: “Këtë do ta them pas pak se dua ta konsultoj edhe me mamanë. Por e sigurtë që do të jetë një emër shqiptar, por edhe tirons”.