Një grua në Drenas kërcënon me thikë bashkëshortin

Policia e Kosovës ka treguar se kanë shoqëruar në Stacion një gruas në Drenas e cila kërcënoi me thikë bashkëshortin e saj.

Njoftimi i Policisë:

Njësitet policore pas pranimit të informatës për dhunë në familje, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shoqëruar të dyshuarën femër kosovare nën dyshimin se e njëjta ka kanosur me një mjet të mprehtë-thikë ankuesin mashkull kosovar -bashkëshortin e saj. Në konsultim me prokurorin, e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.