FOTO/ Ura në Rogovë të Hasit rrezikon të shembet, ndalohet qarkullimi

Komuna e Gjakovës ka marrë vendim që të ndalojë qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve në urën e fshatit Rogovë.

Kjo urë është dëmtuar pas reshjeve të ditëve të fundit dhe rrezikon që të shembet.

Komuna e Gjakovës lut qytetarët që për sigurinë e përgjithshme ta respektojnë këtë vendim.