Ismaili në Gjilan: Komunat dhe Qeveria të strehojnë familjet e prekura dhe të shpërndajnë pako ushqimore

Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, u ka bërë thirrje komunave të Kosovës dhe Qeverisë që të sigurojnë strehim për të gjitha familjet e prekura nga vërshimet në Kosovë.

Gjatë ditës, Ismaili ka vizituar Gjilanin, nga ku ka thënë se nevoja për mbështetje direkte për të gjitha familjet është e domosdoshme.

“Reshjet e orëve të fundit kanë shkaktuar dëme të mëdha për shumë familje e biznese gjithandej Kosovës. Sot pashë nga afër gjendjen e krijuar në Gjilan nga vërshimet. Ftoj komunat dhe Qeverinë e Kosovës të reagojnë me urgjencë në sigurimin e strehimit dhe ndihmës me pako bazike, ushqimore e higjenike, për familjet e prekura. Mbështetja direkte për të gjitha familjet është e domosdoshme. “, ka shkruar Ismaili.