Hoxhaj takohet me ambasadorin gjerman, flasin për situatën politike dhe zgjedhjet

Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, është takuar me ambasadorin e Gjermanisë Jöhn Rohde.

Enver Hoxhaj, përmes një statusi në Facebook, ka thënë se me ambasadorin gjerman kanë diskutuar për situatën politike në vend, krizën ekonomike dhe shëndetësore që ka kapluar vendin tonë.

Ai, gjithashtu tha se biseduam edhe për nevojën që Kosova të organizoj zgjedhje të lira e demokratike.