Ramush Haradinaj pritet ta vizitoj sot rrugën e dëmtuar në Malishevë
Gjatë ditës së djeshme, fotografitë e rrugës së dëmtuar Rud-Sferkë u bënë virale në rrjetet sociale.
Kjo për shkak dëshmohej cilësia e dobët e shtrimit të asfaltimit të asaj rruge.
Sot, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj pritet ta vizitoj rrugën e dëmtuar nga vërshimet.
Për shkak të dëmtimeve, në këtë rrugë për momentin është e pamundur të kalojnë veturat.
Komuna e Malishevës i është lutur qytetarët të mos e shfrytëzojnë këtë rrugë.