Gjashtë të vdekur e 697 raste me COVID-19 në Shqipëri
Nga 3,668 testime të kryera për COVID-19 në Shqipëri, 697 kanë rezultuar pozitivë.
Ministria e Shëndetësisë ndërkohë ka njoftuar edhe për gjashtë të vdekur në 24 orët e fundit.
Ndërkaq, janë shëruar 433 persona.
Në Shqipëri raste aktive me koronavirus janë 23,947.