“Golden Sabre 2024”

“Golden Sabre 2024” – fotografi nga stërvitja e përbashkët ndërmjet Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it

KFOR ka publikuar sot fotografi nga stërvitja e përbashkët me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in.

Në njoftimin e KFOR-it thuhet se stërvitja “Golden Sabre 2024” demonstroi aftësi të zgjeruara për të kryer detyra të përbashkëta në përgjigje të skenarë të ndryshëm sigurie.

Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash ka thënë se angazhimi për të kontribuar në stabilitetin rajonal është i palëkundur.

“Së bashku do të vazhdojmë të japim kontributin tonë drejt një të ardhmeje të sigurt dhe stabile për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”, tha ai.