Zëdhënësi i PDK-së mundohet të thotë diçka derisa e ‘zbërthen’ poezinë e Vjosa Osmanit për partinë e saj
Vjosa Osmani pak çaste më parë ripublikoi sloganin e listës së saj politike “Guxo”. Atë ajo e shoqëroi me disa vargje të një poezie të Ndre Mjedës.
E ky veprim i Vjosa Osmanit ka shkaktuar reagimin e Partisë Demokratike të Kosovës.
Zëdhënësi i saj, Avni Bytyçi me anë të një postimi në Facebook, ka kërkuar nga Osmani që ta postojë të plotë poezinë e Ndre Mjedës, jo vetëm pjesën që sipas tij i përshtatet asaj.
Ai ka thënë se poezia e plotë e Mjedës më së miri e zbërdhen karakterin e saj politik.
Postimi i plotë:
Vjosa Osmani është mirë me e postu tërë poezinë e Ndre Mjedës, jo vetëm pjesa që ju përshtatet.
Poezia e plotë Mjedës më së miri e zbërthen karakterin e saj politik;
Lundertari qe s’rezikohet
Kur asht’ deti shkum’ e vale
Vete me vedi mos t’ankohet
Se i shkoi dita pa FITIM
Tuj u tall’ e tuj pritue
Kurrgjasend nuk qitet n’drite
Cfaredo sendi me fitue
Trimni lypet e guxim
Mjeda po i thotë garo vet në zgjedhje, nëse ke guxim!