Mediat serbe raportojnë për marrëveshjen IIA të nënshkruar sot

Kryeministri, Avdullah Hoti dhe Ambasadori Amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, sot kanë nënshkruar Marrëveshjen për Nxitjen e Investimeve (IIA), e cila ia mundëson Korporatës së SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar Financiar (DFC) e bankës për zhvillim të SHBA-ve, për të sjellë gamën e prodhimeve financiare në Kosovë, ku përfshihet financimi i borxhit, investimeve në ekuitet, sigurimi i riskut politik dhe grantet për ndihmë teknike.

Për marrëveshjen e nënshkruar sot kanë raportuar edhe mediat serbe, duke e cituar Hotin si kryeministër i institucioneve të përkohshme.

“Kryeministri i Institucioneve të Përkohshme të Kosovës, Avdullah Hoti dhe Ambasadori Amerikan në Prishtinë, Philip Kosnet, nënshkruan sot një Marrëveshje të re për Nxitjet e
Investimeve IIA (SPI) që lejon Korporatën Ndërkombëtare të Financave të Zhvillimit të SHBA (DFC), Banka e Zhvillimit të SHBA, të dërgojë një sërë produktesh financiare në KIM”, thuhet në raportimin e Blicit serb.