Këta janë dy zyrtarët policorë që dyshohet se i keqtrajtuan dy femrat në Vushtrri

Është mësuar identitetin e dy zyrtarëve të Policisë së Kosovës, të cilët dyshohet se i kanë keqtrajtuar dy femra sot në Vushtrri, të cilat dyshohet se janë të mitura.

Sinjali merr vesh se bëhet fjalë për Shpresa Grabanicën dhe Fehmi Xhafën.

Inspektorati Policor i Kosovës konfirmoi për Sinjalin se kanë nisur grumbullimin e informacioneve lidhur me këtë rast.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.