Bajqinovci: Enver Hoxhaj ka më pak vota se unë në zgjedhjet e fundit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka komentuar kandidatin e PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhajn.

Bajqinovci shprehet tepër skeptikë për një sukses të PDK-së në zgjedhjet e ardhshme.

Ai ka theksuar se kandidati i PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj, ka më pak vota se vet ai në zgjedhjet e fundit në Kosovë.

“Enver Hoxhaj nuk është kandidat adekuat për kryeministër. Unë kam vota më shumë se ai. Unë i kam pasur 15 mijë vota në zgjedhjet e fundit, ndërsa ai 11 mijë”, ka thënë Bajqinovci.