Valon Syla tregon pse nuk ia ktheu sulmin personit që e rrahu dje në rrugë

Gazetari, Valon Syla ka komentuar edhe një herë sulmin që u bë ndaj tij ditën e djeshme.

Syla tregoi arsyen pse ishte aq paqësor derisa po sulmohej nga persona të panjohur.

“Nuk është punë e gazetarit me u rrahë me njerëz. Njerëzit që më njohin e dinë sa kam miq, e dinë sa mundem me kanë i fortë sa mundem mos me kanë, por nuk është punë e gazetarit me u rrok me palët në rrugë sepse në aso raste kur të sulmojnë persona të panjohur, kjo mësohet në çdo trajtim të gazetarisë, nëse une e kthej sulmin bëhem pjesë e dhunës që po më sulmon”, tha Syla në Debat Plus.