Vdes një 41 vjeçar nga koronavirusi në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë, 12 persona kanë vdekur si pasojë e virusit COVID-19.

Ndërsa, gjatë kësaj kohe janë shënuar edhe 271 raste të reja me COVID-19,

Viktima më e re e COVID-19 gjatë kësaj kohe është një 41 vjeçar nga Prizreni.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 12 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 4 raste (74, 67, 65, 41 vjeç), Prishtinë 3 raste (87, 77, 76 vjeç), Deçan 1 rast (83 vjeç), Gjilan 1 rast (81 vjeç), Istog 1 rast (68 vjeç), Podujevë 1 rast (56 vjeç) dhe Rahovec 1 rast (66 vjeç)”, është thënë nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

Numri total i rasteve pozitive është 49.577 raste nga 175.052 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.284 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 417 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 37.572 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.721. 2 raste, Istog 2 raste, Klinë 2 raste, Malishevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Junik, Kaçanik, Mamushë dhe Vushtrri.