​Juventusi vazhdon të mos bind, ndalet edhe nga Atalanta

Juventusi nuk ka arritur më shumë se një barazim 101 ndaj Atalantës në “Allianz Arena” në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 12-të Serie-A.

Federico Chiesa kaloi “Zonjën e Vjetër në epërsi më një gol shumë të bukur në minutën e 29’ të ndeshjes dhe ky ishte edhe goli i vetëm brenda 45 minutave të para.

Në pjesën e dytë, mysafirët u treguan më këmbëngulës dhe e barazuan rezultatitn në 1-1 më nj gol të bukur nga ana e Freuler në minutën e 57’.

Ky doli të jetë edhe rezultati final i këtij takimi edhe pse Juventusi e pari rastin ta realizonte golin e dytë por që Cristiano Ronaldo e humbi penalltinë në minutën e 61’.

Juventusi ka 24 pikë në vendin e tretë kurse Atalanta 18 në vendin e tetë.