Partitë politike në Kosovë kanë 1 milion euro më shumë shpenzime sesa të hyra

KDI ka thënë se partitë politike ka raport të shpërputhur sa u përket shpenzimeve dhe te hyrave.

Vetëvendosja është subjekti më i pasur politik në Kosovës.

Kjo është bërë e ditur nga të dhënat e publikuara për raportet financiare të subjekteve politike për vitin 2019.

Sipas raportit të publikuar nga Instituti Demokratik i Kosovës, pasuria e Vetëvendosjes është mbi 130 mijë euro.

Pas saj renditet PDK mbi 70 mijë euro e AAK-ja me 45 mijë.

Ndërkohë edhe pse ka dal partia dyte ne zgjedhjet e 2019, Lidhja Demokratike e Kosovës renditet e 8-ta me 12 e 817 euro.

Eugen Cakolli nga KDI ka thënë se asnjëherë nuk ka pasur raportim në kohë nga ana e partive politike të shpenzimeve të tyre financiare.

Cakolli ka thënë se subjektet politike pjesën me te madhe të shpenzimeve për vitin 2019 i kanë deklaruar për fushatën zgjedhore për paga dhe kompensime.

Ndërkohe partitë politike nuk kanë raport të mirë me shpenzimet derisa kanë 1 milion euro më shume shpenzime se sa të hyra.