Migrantët nga Siria përplasen me kamerierët e një lokali në Prishtinë: Nxirren jashtë me forcë

Kamarierët e një lokali në kryeqytet janë përplasur me disa migrantë nga Siria mëngjesin e sotëm.

Express ka siguruar një video nga kjo përplasje, ku shihen edhe zyrtarë të Policisë së Kosovës.

Ndryshe, Kosova është mbushur me shtetas të huaj muajt e fundit.

Vetëm gjatë këtij viti, azil në vend kanë kërkuar mbi 1 mijë e 200 të huaj. Pjesa më e madhe e tyre janë nga Siria.