Në Azerbajxhan protestohet kundër pranisë së ushtrisë ruse në Nagorno-Karabakh

Në Azerbajxhan kanë filluar protestat kundër pranisë ruse në rajonin e Nagorno-Karabakh. Thirrjet që më së shumti u dëgjuan gjatë protestës ishin, “Putin ik” dhe “Ushtria ruse të largohet nga Azerbajxhani”.

Protestuesit azer nuk janë të kënaqur me marrëveshjen e paqes, e cila parasheh që trupat ruse të mbikëqyrin armëpushimin në rajonin e Nagorno-Karabakh. Azerbajxhanasit pasi që nuk i besojnë Rusisë, kërkojnë që në rajonin kontestues në mes të Armenisë dhe Azerbajxhanit, të vendosen trupat ushtarake turke.

Në rritjen e mos besimit ndaj trupave ruse ka ndikuar edhe dislokimi i makinerisë së rëndë, si tankeve dhe sistemeve kundërajrore për luftë elektronike “Grad”, sisteme të cilat përdoren për rrëzimin e aeroplanëve pa pilot.

Në lidhje me vendosjen e sistemit “Grad” ishte deklaruar edhe ish-ambasadori i Azerbajxhanit në Bashkimin Evropian, Arif Mammedov, i cili ishte shprehur se, “pse duhen në misione paqeruajtëse sistemet kundërajrore-Grad dhe se për më tepër marrëveshja nuk parasheh vendosjen e këtyre sistemeve”.