Superkompjuteri parashikon se kush do ta fitojë Premier League këtë vit

Manchester City është parashikuar nga superkompjuteri kampion i ri i Premiere League, duke ndaluar kështu dominimin e Liverpoolit.

The Reds parashikohen të përfundojnë në vendin e dytë, ndërsa në edicionin e kaluar triumfuan me 18 pikë para Citizens.

Superkompjuteri i talkSPORT ka parashikuar se djemtë e Jurgen Klopp do ta kenë të pamundur që të fitojnë titullin e ligës angleze për të dytën herë radhazi.

City që ka përforcuar skuadrën këtë verë me lojtarë si Nathan Ake e Ferran Torres, pritet që të marrë trofeun në duar.

Chelsea që bëri transferime të mëdha si, Hakim Ziyech, Timo Werner, Ben Chilwell, Thiago Silva, Kai Havertz dhe Eduard Mendy, parashikohet të jetë në vendin e tretë.

Manchester United që në edicionin e kaluar përfundoi në vendin e tretë, parashikohet të përmbyllë top katërshen, ndërsa Arsenali në vendin e pestë e Tottenhami në të gjashtin.