Aktroja kosovare nervozohet me IKSHP-në: Thërret 33 herë për ndihmë, askush nuk i lajmërohet

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës për informimin e qytetarëve rreth pandemisë Covid-19 përveç tjerash ka në dispozicion edhe një numër kontaktues, ku institutit është i qasshëm 24 orë.

Por, shumë qytetarë janë ankuar se në numrin që gjendet në faqet zyrtare të IKSHP-së “038 200 80 800”, nuk paraqitet askush.

E një ankesë të tillë së fundi ka pasur edhe aktorja e njohur Aurita Agushi, e cila këtë e ka treguar përmes një postimi në Facebook.

“33 herë kam thirr prej mëngjesit në 038 20080800 – Qendra e thirrjeve e IKSHP-së dhe nuk paraqitet shpirt i gjallë. Pirolla ju qoftë!”, ka shkruar aktorja.

Ndërkohë, kujtojmë se situata me pandemi në vend po vazhdon të përkeqësohet, vetëm dje janë shënuar 205 raste të reja me koronavirusin.