Publikohen pamje se si do të duket stadiumi që po ndërton Serbia në Mitrovicë të Veriut

Është konfirmuar raportimi se në veri të Kosovës po ndërtohet nga shteti serb edhe një stadium futbolli. Sot ndërkaq janë publikuar edhe fotografi se si do të duket ky stadium.

Në lajmet qendrore të Televizionit T7 mbrëmë është publikuar kronika me titull “Serbia vazhdon investimet në Mitrovicën e Veriut”, e në të shpjegohet se në këtë pjesë të vendit është duke u ndërtuar edhe një stadium futbolli.

Për këtë çështje ka folur për televizionin edhe asamblisti nga radhët e PDK-së, Bashkim Cimili, që ka thënë se institucionet e vendit e kanë lënë anash këtë pjesë.

Sot gjatë ditës ndërkaq janë publikuar edhe fotografitë se si do të duket stadiumi që është afër me stacionin hekurudhor në Mitrovicë të Veriut.

“Kështu do të duket stadioni tek lokacioni “Cesmice”, kanë shkruar në rrjete sociale teksa i kanë publikuar fotot.