Thaçi pas takimit me Lajcak: BE t’i heqë vizat për kosovarët, po ndodhë padrejtësi e madhe

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se Bashkimi Europian duhet t’i liberalizojë vizat për qytetarët e Kosovës, pasi sipas tij po bëhet padrejtësi e madhe.

Thaçi pas takimit me emisarin europian Mirsolav Lajcak tha se patën një bisedë të hapur dhe takim korrekt.

“Në përgjithësi ka qenë një takim korrekt, kontstruktiv dhe një bisedë e hapur, në gjetjen em undësive për arritjen e marrëveshjes finale mes Kosovës dhe Serbisë, që do të përfundonte me njohjen e ndërsjelltë dhe me anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara.”, tha ai.

Thaçi në konferencë për media, shtoi se BE duhet t’i liberalizojë vizat, pasi Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet, shkruan Gazeta Metro.

“E ardhmja e vetme e Kosovës është të jetë pjesë e NATO dhe Bashkimit Europian, BE duhet të vendos sa më shpejtë për liberalizimin e vizave se po ndodhë një padrejtësi e madhe dhe ndëshkim, kur dihet se janë plotësuar në terësi kriteret, madje kemi iplemntuar më shumë standarde se vendet e tjera.”, tha Presidenti.