Capital T tregon fizikun e formësuar në fotografinë nga plazhi FOTO

Capital T shfaqi fizikun muskuloz në foton nga plazhi.

Reperi Capital T është njëri prej artistëve që kujdeset shumë për fizikun, ngase vazhdimisht bën palestër.

Rezultatet e ushtrimeve të tij janë të dukshme dhe këtë gjë e tregon përmes fotografive që po i sjell në rrjete sociale.

Në fotografinë e fundit, Capitali u shfaq i veshur me pantallona të shkurtër dhe ishte fotografuar sapo doli nga pishina.

“Ditët e fundit të verës, kanë qenë të mira, tani është koha për t’u shëndoshur. Bisha vjen së shpejti”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se “Braziliane” titullohet projekti i fundit muzikor nga Capital T, që ishte në mesin e këngëve hit të kësaj vere.