Ndryshimi i motit në Kolorado të SHBA’së: Borë, pastaj qiell i kuq në vetëm 18 orë

Në Colorado të SHBA’së, aktualisht po paralajmërohet që qytetarët të kenë kujdes nga zjarri dhe bora. Kjo për shkak se në këtë qytet, një ditë më parë ra borë ndërsa në tjetrën qielli mori ngjyrën e kuqe si rezultat i zjarreve. Qytete afër San Franciskos, kanë marrë pamje apokaliptike. Shumë thonë se kjo erdhi për shkak të ngrohjes globale, të tjerë konsiderojnë se gjithçka është normale. Kjo për shkak se në Australi një fenomen i tillë ndodh shpesh.

Zjarret e nisura nga rrëzimi i pemëve dhe këputja e linjave elektrike në zonat e kenionit Santiam në Oregon kanë djegur deri tani 200,000 hektarë tokë, ndërsa qielli është kthyer në ngjyrë të kuqe gjaku, të ngjashme me filmat fantastikë.

Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregonin frikën e banorëve ndërsa gazetarja vendase Christine Pitaëanich tha: “Kjo këtu është qendra e Stayton. Mund ta shihni ngjyrën e kuqe të qiellit, një të kuqe portokalli, si dhe hirin që bie nga qielli. Era e tymit është e rëndë. Hyrjet e daljet në autostradë janë mbyllur. Tani është ora 12:22 e ditës dhe kjo është qendra e Stayton”.

Zyrtarët e kontesë Marion thanë se zjarret që po terrorizojnë kenionin Santiam Canyon nisën prej prerjes së pemëve që rrëzuan më tej linjat elektrike të cilat shkaktuan zjarre të vogla. Këto të fundit u fuqizuan nga erërat.

Zona ka marrë tashmë alarm Nivel 2 për evakuim, që do të thotë “bëheni gati për t’u larguar sapo të dalë njoftimi”.