CNN zbulon detaje të reja rreth takimit në Washington mes Kosovës dhe Serbisë

Të enjten në Shtëpinë e Bardhë në Washtingon do të takohen kryeministri Avdullah Hoti dhe presidenti Aleksandar Vucic, me përcjellësit e tyre për të normalizuar marrëdhëniet mes Prishtinës e Beogradit.

Mediumi prestigjioz CNN ka zbukuar detaje që do të fliten në këtë takim duke theksuar se bisedimet do të jenë të fokusuara rreth krijimit të vendeve të punës.

“Bisedimet do të përqendrohen rreth krijimit të vendeve të punës dhe shpresës për krijimin e një momenti drejt vendosjes së lidhjeve ajrore, hekurudhore dhe rrugore midis dy kryeqyteteve Prishtinës dhe Beogradit”, thuhet ndër të tjerash në shkrimin e CCN’it.

Grenell, ish-ambasadori amerikan i SHBA në Gjermani dhe ish-drejtori i përkohshëm i Inteligjencës Kombëtare, do të marrë pjesë në këto bisedime, së bashku me këshilltarin e Sigurisë Kombëtare, Robert O’Brien dhe zyrtarë të tjerë të lartë të administratës. Nuk është ende e qartë nëse Trump do të marrë pjesë personalisht në diskutime.

Bisedimet mes palës kosovare dhe asaj serbe do fillojnë nga dita e enjte në Shtëpinë e Bardhë. Bisedimet në Washington mes Kosovës dhe Serbisë do të nisin të enjten ka njoftuar një këshilltar i lartë i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, përcjellë ambasada e SHBA-së në Prishtinë.

Katër politikanë do ta përfaqësojnë Serbinë në takimin e 4 shtatorit në Uashington, konkretisht në Shtëpinë e Bardhë. Prijës i grupit padyshim se do të jetë presidenti, Aleksandër Vucici, drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën, Marko Djuric, Ministri i Financave, Sinisa Mali dhe Kryetari i Dhomës së Tregtisë, Marko Cadez.

Ndërsa në Shtëpinë e Bardhë nga Kosova do të jenë; kryeministri Avdullah Hoti, zv. kryeministrat Driton Selmanaj dhe Albulena Balaj, ministrat Selim Selimi, Arban Abrashi, Meliza Haradinaj-Stublla si dhe shefja e kabinetit Ardita Dushi.

Kujtojmë, që ky është takimi i dytë i thirrur nga Washingtoni. Një takim i planifikuar më 27 qershor, ishte anuluar pak ditë para mbajtjes, meqë Zyra e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë kishte deklaruar se ka paraqitur një aktakuzë për krime lufte ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ishte i ftuar në takimin e Washingtonit.