Koronavirusi ia merr jetën edhe një të riu kosovar, nipi i deputetit të AAK-së
Edhe një person ka vdekur nga Covid-19 në Kosovë.
Bëhet fjalë për Ardian Shabanajn, nga Strellci i Epërm i Deçanit.
Lajmin e ka bërë të ditur deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj derisa lajmin për ndarjen e tij nga jeta e ka quajtur tronditës.
Ai po ashtu ka bërë të ditur se i ndjeri është nipi i tij.
“Lajm tronditës. Ka humbur betejën me covid 19 Ardian Nimon Shabanaj nga Strellci i Epërm i Deçanit!
E bashkëndjejmë dhembjen me familjen Shabanaj!
Prehu në paqe nipash!”, ka shkruar Selmanaj.
Aktualisht në Kosovë 480 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me koronavirus, gjersa numri i rasteve të reja në ditët e fundit ka shënuar rënie.