Vdekje

Gjendet e vdekur një grua në Ferizaj, Policia nis hetimet

Një grua, shtetase e Serbisë, është gjetur e vdekur dje në Ferizaj. Lidhur me rastin, Policia e Kosovës ka nisur hetimet.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“HETIM I VDEKJES – Ferizaj 10.05.2024 – 22:00. Policia është informuar se pacientja femër shtetase e Serbisë është gjetur pa shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.