ZYRTARE: Barcelona shkarkon trajnerin Setien
Quique Setien nuk është më trajner i Barcelonës, ka konfirmuar klubi katalunas përmes faqes zyrtare.
Setien, shkarkohet vetëm gjashtë muaj pasi kishte marrë drejtimin e klubit katalunas kur kishte zëvendësuar të shkarkuarin Ernesto Valverde.
Por, rezultatet e dobëta dhe përfundimi i sezonit pa asnjë trofe kanë përcaktuar fatin e tij tek Barcelona.
“Bordi i Drejtorëve është pajtuar që Quique Setien nuk është më trajner i ekipit të parë”, thuhet në një deklaratë të Barcelonës.
Barcelona ka konfirmuar se trajneri i ri do të konfirmohet në ditët e ardhshme.
❗ Quique Setién no longer first team coach.
The new coach will be announced in the coming days as part of a wide ranging restructuring of the first team.— FC Barcelona (@FCBarcelona) August 17, 2020