Reperi i njohur: Shqiptarët nuk duan të shohin një tjetër shqiptar duke fituar

Gashi ka dhënë deklaratë befasuese për shqiptarët.

Reperi Gashi ka habitur të gjithë me postimin e fundit, me të cilin thumbon edhe artistët shqiptarë që nuk po e përkrahin.

Ai ka pak ditë që publikoi albumin e ri, i cili po pritet mirë në publik, por nuk vërehet shumë mbështetja e shqiptarëve.

Madje në një postim ai i ka thumbuar edhe kolegët shqiptarë të estradës, duke thënë se shqiptari nuk dëshiron ta shohë një tjetër shqiptar duke fituar.

“MikeAdamOnAir pse kurrë nuk bëni tweet për Gashin, ai është shqiptar sikur ti dhe artist i mirë? 1984 është publikuar”, shkruan një përdorues i Twitter.

Ndërsa përgjigja e Gashit është “Sepse shqiptarët kurrë nuk dëshirojnë të shohin një tjetër shqiptar duke fituar”.