Në prag të Kurban Bajramit, Halil Kastrati dekorohet nga presidenti Thaçi
Humanisti Hailil Kastrati është dekoruar nga presidenti i vendit Hashim Thaçi.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Kastrati përmes një postimi në Instagram, derisa ka pasur edhe fjalë falënderuese.
“Faleminderit z. President Thaçi
Jam shumë i lumtur që puna veprimtaria jonë bamirëse e nisur 10 vjet më parë, tashmë është institucionalizuar.Falë punës së palodhshme të stafit “Jetimat e Ballkanit” dhe bamirësve shqiptarë anë e kënd globit, arritëm që të kemi bashkëpunim me të gjitha institucionet shtetërore”, ka shkruar ndër të tjera ai.