Thaçi: Adem Demaçi, emri dhe mbiemri i ndërgjegjes kombëtare

Veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi, është figura e radhës që ka zënë vend të rëndësishëm tek rubrika “Njerëz të paharrueshëm” të presidentit, Hashim Thaçi.

Thaçi në dy vjetorin e vdekjes së Demaçit, sjellë në kujtesë, emrin dhe figurën e Demaçit.

Ai shkruan se ai ishte i burgosur politik që me ndërgjegje të lartë, qëndrueshmëri dhe konsistencë të përhershme nuk lëvizi asnjë moment nga ideali i tij jetësor.

“ADEM DEMAÇI është emri dhe mbiemri i ndërgjegjes kombëtare dhe politike të Kosovës së gjysmës së dytë të shekullit njëzet. Është emri i njeriut që sakrifikoi për së gjalli talentin e tij, rininë dhe burrërinë, duke ngritur zërin kundër pushtimit të Kosovës nga Jugosllavia, përkatësisht nga shteti i Serbisë”, shkruan Thaçi.

Ai thotë se me burgosjet e njëpasnjëshme, Adem Demaçi u shndërrua në simbol të vetëdijes sonë kombëtare, duke u bërë frymëzim për shumë gjenerata në rrugë drejt lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

“Adem Demaçi ishte i burgosur politik që me ndërgjegje të lartë, qëndrueshmëri dhe konsistencë të përhershme nuk lëvizi asnjë moment nga ideali i tij jetësor. Emri i tij personifikon vlerat më të mira të shpirtit liridashës të kombit që i përkiste, por edhe ato të vlerave universale të kulturës, tolerancës dhe dashurisë ndaj njerëzimit”, thotë presidenti i vendit.

Thaçi shkruan se emri i Adem Demaçit është i përjetshëm, ashtu si ideali dhe ëndrra e lirisë.

“Jam krenar që pata fatin të punoj dhe koordinoj shumë veprime dhe qëndrime politike me Adem Demaçin si përfaqësues i lartë politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në vitet 1998 – 1999.