Hoxhaj i reagon Viola von Cramonit: Shkuarja juaj në Hagë, ndërhyrje politike
Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, i ka reaguar raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, pasi ajo shkoi në Hagë një ditë pas përfundimit të intervistimit të presidentit Thaçi dhe takoi disa udhëheqës të Gjykatës Speciale.
Përmes rrjetit social Twitter, Hoxhaj, ka shkruar se qytetarët e Kosovës kanë mbetur të habitur kur e panë se një eurodeputete, një politikane, ka vizituar Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë.
Vizita e Cramon, sipas Hoxhajt, quhet ndërhyrje politike.
“Qytetarët e Kosovës janë të habitur kur shohin se një eurodeputet, një politikan, viziton Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë. Ne mësuam nga BE gjatë gjithë kësaj kohe se kur politikanët shkojnë të takojnë prokurorët dhe gjykatësit quhet ndërhyrje politike. Kjo është ajo që bëri @ViolavonCramon.”, ka shkruar Hoxhaj
Citizens of Kosovo are disturbed to see an MEP, a politician, visiting the SPO/SPC in The Hague. We learned from EU all this time that when politicans go to meet prosecutors and judges it’s called political interference. This is exactly what @ViolavonCramon did.
— Enver Hoxhaj (@Enver_Hoxhaj) July 21, 2020