Ischinger: Mosliberalizimi i vizave për Kosovën vë në diskutim besueshmërinë ndaj BE-së

Diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger, ka kërkuar liberalizim të vizave për Kosovën.

Ai përmes një postimi në Twitter ka thënë se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është premtim i paplotësuar i Bashkimit Evropian.

Duke shpërndarë një postim të vitit 2018 të Komisionit Evropian përmes së cilit konfirmohej se Kosova ka plotësuar kriteret për liberalizim, Ischinger ka shtuar se për shkak të vonesës në këtë proces, besueshmëria e BE-së është në diskutim.

“Liberalizimi i vizave për të gjithë qytetarët e Kosovës është një premtim i paplotësuar i BE-së. Vonesë e gjatë – Besueshmëria e BE-së është në diskutim”, ka shkruar ai.