Ndërpritet gara e Urës së Fshejt shkaku i mosrespektimit të masave
Është ndërprerë gara e përvitshme e kërcimeve nga Ura e Fshejt në Gjakovë.
Policia ka shpërndarë të pranishmit pasi njoftohet se nuk i kanë respektuar masat për parandalimin e shpërndarjes së COVID-19.
Njoftimin për ndërprerjen e kësaj gare e kanë bërë edhe organizatorët përmes një postimi në Facebook.
“Gara e cila është paraparë të mbahet sot është anuluar për një afat të pacaktuar, arsyeja është mosrespektimi i distancës dhe mosvendosja e maskave”, thuhet në postimin e Bridge Driver.
Koha është duke pritur përgjigje nga Policia për të mësuar më shumë detaje lidhur me rastin.