Lajmi i fundit: Edhe një tjetër deputete e Kuvendit rezulton pozitiv për COVID-19

Ish ministrja e mjedisit dhe planifikimit hapësinor, dhe deputetja e Parlamentit të Kosovës, Albena Reshitaj ka treguar se ka rezultuar pozitiv për COVID-19,

Reshitaj, tregoi për këtë përmes një postimi në Facebook, ku tha se pas seancës së ditës së premte, kishte pasur simptoma të lidhura me infeksionin, ku pas kryerjes së testit rezultoi pozitiv.

‘’ Pas seancës së ditës së Premte, konkretisht prej të Shtunës së këtij vikendi kanë filluar të më shfaqen disa simptoma që lidhen me infeksionin me Covid-19 dhe pastaj iu kam nënshtruar testit ku kam rezultuar pozitiv’’, shkroi Reshitaj.

Ky është postimi I plotë:

‘’ Të nderuar qytetarë, miq e kolegë,

Që nga fillimi i Pandemisë jam përpjekur të zbatoj masat e rekomanduara nga institucionet shëndetësore dhe vazhdimisht kam bërë ftesë për zbatimin e tyre.

Pas seancës së ditës së Premte, konkretisht prej të Shtunës së këtij vikendi kanë filluar të më shfaqen disa simptoma që lidhen me infeksionin me Covid-19 dhe pastaj iu kam nënshtruar testit ku kam rezultuar pozitiv.

Deri në testimin tjetër pas një kohe të përcaktuar sipas protokollit unë do të qëndroj e izoluar në shtēpi.

Dua edhe një herë ti bëjë ftesë të gjitha institucioneve të vendit që të rrisin përkushtimin në respektimin e masave mbrojtëse, të ndalohen të gjitha ngjarjet dhe aktivitetet aty ku nuk ka kushte dhe ku nuk respektohen masat e rekomanduara nga IKSHPK.

Të rritet përkushtimi dhe disiplina sa nuk është bërë tepër vonë.