Raporti i fundit: 10 pacientë me COVID-19 në Spitalin e Gjakovës po trajtohen me oksigjen

Në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë aktualisht po trajtohen 56 pacientë, prej tyre 26 kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Sipas raportit të fundit nga ky spital, 10 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjen, ndërsa një pacient është referuar për në Prishtinë.

Në pritje të rezultatit të testit janë 30 pacientë.