Nagavci: Kurti i rezistoi copëtimit të Kosovës përkundër presionit të jashtëzakonshëm

Nënkryetarja e VV-së, Arbërie Nagavci ka folur edhe një herë për idenë e shkëmbimit të territoreve duke thënë se Albin Kurti rezistoi ndaj projektit për copëtimin e Kosovës duke i bërë ballë një presioni të jashtëzakonshëm.

Nagavci ka thënë se shqetësimet që i ka ngritur VV për marrëveshjen e fshehtë mes Thaçit dhe Vuçiqit, u vërtetuan këto ditë edhe nga deklaratat e zyrtarëve në ShBA.

Nagavci i është referuar deklaratave të ish këshilltarit për siguri nacionale të SHBA-ve, Bolton, duke thënë se këto deklarata vërtetuan shqetësimet që VV kishte.

Postimi i plotë: 

Përballë Albin Kurtit dhe LV! janë përfaqësuesit e gjithë subjekteve tjera politike kosovare, përballë së vërtetës ata që mbyllin sytë para fakteve e shpifin dhe etiketojnë për interesa personale.

Albin Kurti rezistoi ndaj projektit për copëtimin e Kosovës duke i bërë ballë një presioni të jashtëzakonshëm, duke e mbrojtur vendin dhe të vërtetën, pa marrë parasyshë çmimin.
U cilësua si paranojak. U akuzua, edhe një herë.

Por, shqetësimet që i ka ngritur LV për marrëveshjen e fshehtë mes Thaçit dhe Vuçiqit, u vërtetuan këto ditë edhe nga deklaratat e zyrtarëve në ShBA.
Fillimisht deklaratat e ambasadorit Grenell, e pastaj edhe ato të ish këshilltarit për siguri nacionale të SHBA-ve, zt. Boltoni vetëm se vërtetuan shqetësimet tona.
E thanë pra dhe zyrtarët amerikan: Ideja e shkëmbimit territorial ishte ide e dy presidentëve, atij të Kosovës dhe Serbisë.

Ndoshta së paku tani kur keni dhe deklarat publike e poashtu dhe dëshmitë se me para të buxhetit janë paguar lobist për të shtyer tutje këtë plan të Thaçit, nuk do të mund ta mohoni ekzistimin e marrëveshjes, apo prap gjeni një rrugë dhe dilni në mbështetje të realizimit të këtij plani?
Si gjithmonë, në mbështetje të Thaçit, në synim të interesave personale.

Jo rastësisht jemi në këtë situatë që jemi.

Me dekada tashmë kemi politkan të korruptuar, të shantazhueshëm e që interesat personale e partiake i kanë në radhë të parë jo pa qëllim, jo pa vetëdije. Por jo edhe shumë kohë.

Qytetarët janë vetëdijësuar tashmë, nuk mund t’i mashtroni e as t’i joshni. Ashtu si e thane: Një popull s’i nënshtrohet një njeriu, do t’iu dëshmojnë shumë shpejtë se nuk i nënshtrohen më as një klase korruptive e të stërvjetruar politike.