Kthim në kohë me Jonida Maliqin

Jonida Maliqi është një nga artistet më aktive në rrjete sociale.

Llogaria e saj në Instagram ka shumë ndjekës, të cilëve ajo u tregon shumë nga jeta e saj.

Një faqe e fansave të saj ka publikuar një foto të artistes nga fëmijëria e hershme.

Këtë foto Jonida i ka vënë re dhe i ka ndarë në llogarinë e saj.

Nëpërmjet kësaj InstaStory Jonida ka treguar se ka qenë po aq simpatike, dhe e ëmbël edhe si fëmijë.