Prishtinasja raporton në polici një ngacmues seksual: Këta të fundit nuk i besojnë pa fakte

Një grua ka njoftuar se një burrë po ngacmon seksualisht gratë në Gërmi dhe në Taukbashqe. Burri në fjalë sipas saj është rreth të 30’tave dhe ai po ngacmon gra, por edhe i përcjellë.

Në grupin e Facebook’ut, Network Prishtina, një grua ka bërë të ditur se një ngacmues seksual po sillet nëpër kryeqytet, e sidomos në Gërmi dhe Taukbashqe.

Gruaja në fjalë e ka lajmëruar Policinë, por këta të fundit kanë thënë se pa fakte është e vështirë që të ndërmerret diçka.

Ajo e ka përshkruar personin i cili dyshohet se është ngacmues, duke njoftuar se është rreth të 30’tave, i shkurtër, me mjekër dhe me një veturë Golf 4.

”Tipi është i rrezikshëm se tenton edhe me u afru, për fat tutet prej qenve, e largohet kur e din që kush ka qenë afër. Por kam pa që shumë shpesh ngacmon gra në Gërmi dhe mundet, edhe me të përcjellë”, ka shkruar kjo grua në Network Prishtina.

Më poshtë postimi i saj i plotë pa ndërhyrje.