Kërcet dajaku: Burrë e grua rrahën mes veti në Prishtinë, ndërhynë policia

Një mashkull dhe një femër, bashkëshortë, janë arrestuar për shkak se ishin rrahur ndërmjet vete.

Rasti ka ndodhur në Prishtinë dhe raportohet se dy personat e përfshirë në rrahje kanë pësuar lëndime të lehta trupore.

Pas trajtimit mjekësor, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.

“Një mashkull dhe një femër, kosovarë (bashkëshortë), janë arrestuar për shkak se ishin rrahur ndërmjet vete, ku edhe kishin pësuar lëndime të lehta trupore. Pas trajtimit mjekësor, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.