Regjistrohen 20 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë Veriore

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 20 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë Veriore, duke e çuar në 1 941 numrin e përgjithshëm të rasteve.

Nga rastet e reja, 16 janë regjistruar në Shkup dhe nga dy në Kumanovë dhe Prilep.

Janë raportuar 24 pacientë të shëruar të rinj, nga të cilët katër në Shkup, tre në Kumanovë, pesë në Prilep, gjashtë në Tetovë, katër në Veles dhe dy në Manastir.

Gjithashtu u regjistrua vetëm një viktimë si pasojë e COVID-19.

Gjatë 24 orëve të kaluara janë kryer 744 testime.

Nga fillimi i epidemisë janë regjistruar 1 411 të shëruar, 113 viktima, ndërsa aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 417.