Ledri Vula ka një surprizë për fansat e tij

Ledri Vula ka njoftuar se nesër do publikojë video-klipin e radhës.

Ledri Vula muajin e kaluar kishte publikuar albumin e tij ‘10/10’ këngët e të cilës tani është duke i kompletuar edhe nga ana vizuale.

Reperi me një postim të bërë pak çaste më parë njoftoi publikun se nesër nga ora 15:00 do të publikojë klipin e këngës ‘Trëndafil i zi’.

Kujtojmë se kënga e fundit të cilën Ledri e kishte realizuar me klip ishte ‘Ha Ha Ha’ në bashkëpunim me Vig Poppan, dhe duket se edhe tani po na pret diçka speciale nga Vula.

https://www.instagram.com/p/B_-BaP0ghnD/?utm_source=ig_embed