E dhimbshme! Gruaja nga Malisheva që vdiq nga koronavirusi, u varros mbrëmë para mesnate
Varrimi i gruas nga Malisheva e cila vdiq nga koronavirusi, u krye mbrëmë në orën 22:00, pak para mesnatës.
Gruaja ishte 66-vjeare dhe tash e disa ditë po trajtohej në kujdesin intensiv të Klinikës Infektivë të QKUK’së.
Detaje për varrimin e viktimës dha kryetari i kësaj komune, Ragip Begaj.
Ai për t7 tha se deri më tash në këtë komunë, janë katër burime të infeksionit të cilat dihen deri më sot, ndërsa 6 persona janë shëruar plotësisht, ata janë liruar tashmë në shtëpi.
Deri tani në Kosovë janë shënuar gjithsej 224 raste me Covid-19, 6 kanë vdekur dhe 37 janë shëruar.