“Shumë bre po tutesh, avokat”

Avokati Arianit Koci, ka shkruar në lidhje me situatën në vend për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Ai ka rrëfyer një rast se si një zyrtar i është drejtuar me fjalët se “shumë po tutesh, avokat”.

O idiot, nuk po tutna. Lëshoha me parashutë e nuk tutna. Po edhe me u tutë – nuk ka të keqe kurgjo. Trimni me virus a?”, ka shkruar ai.

Shënimi i plotë:

“Shumë bre po tutesh, avokat” – po më thotë një zyrtar gjatë një takimi të punës – kur më pa me dorëza e me maskë.

O idiot, nuk po tutna. Lëshoha me parashutë e nuk tutna.

Po edhe me u tutë – nuk ka të keqe kurgjo.
Trimni me virus a?

Përndryshe, fakt, shumë jam i kujdesshëm.

Për dallim prej shumë herave tjera – me veprimet e mija tani mund t’i rrezikoj edhe tjerët.

Kam përgjegjësi edhe për ty, o papak, edhe për këdo që e takoj. Edhe për gruan time, që ende nuk e ka imunitetin në nivel të duhur.

Popull primitiv, i pamarrur vesh dhe shpirtngushtë