Lajmërohet Javier Solana pasi u prek nga koronavirusi

Ish-sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Javier Solana, në mesin e muajit mars kishte rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Pas gjithë këtyre ditëve, është lajmëruar vetë ai në profilin zyrtar në ‘twitter’, duke thënë se pas gjithë ditëve të kaluara në spital është duke u ndjerë shumë mirë.

Soalana ka treguar se sot ka filluar ditën e 30 i shtrirë në spital.

“E fillova ditën time të 30-të të hospitalizimit. Kush do ta thoshte një gjë të tillë. Por po ndihem shumë mirë”, ka shkruar Solana.

Siç kishte raportuar ABC News, Soalana ishte shtrirë në një spital të kryeqytetit të Spanjës.

Solana, 77 vjeç, ka shërbyer si sekretar i përgjithshëm i NATO-s nga viti 1995 deri në vitin 1999, më pas si përfaqësues i lartë i BE-së për Çështje të Jashtme nga viti 1999 deri në vitin 2009. Më herët, nga viti 1992 deri në vitin 1995, ai ishte ministër i jashtëm i Spanjës.