KEK ka një njoftim të rëndësishëm për qytetarët

KEK ka njoftuar të gjithë qytetarët se arkiva e saj, gjatë kohës së pandemisë Covid-19, do të funksionoj me një orar të shkurtuar, duke filluar nga ora 08:00 e deri në ora 12:00.

“Po ashtu, ju njoftojmë se ëe gjithë ata që kanë për te dorëzuar dokumente në arkiven tonë, duhet patjetër të kenë masat mbrojtëse te sigurisë, te urdhëruara sipas Vendimit te Ministrisë se Shëndetësisë”, thuhet në komunikatë.